Organizata Joqeveritare”Iniciativa Qytetare” ka prezantuar raportin “Emigrantët në Preshevë e Bujanoc”, në të cilin propozohet që në mënyrë urgjente të sigurohen artikuj e ushqime për fëmijë dhe nëna dhe aksioni të shpërndahet në nivel kombëtarë.
Nga kjo organizatë thonë së është e domosdoshme të sigurohen rroba të pastërta, kryesisht për fëmijë dhe se të merren masa preventive për sëmundjet ngjitëse, transmeton Titulli.com.
Sipas tyre duhet të sigurohen edhe kushte emigrantëve që gjenden në stacionin e autobusëve në Bujanoc ku kalojnë shumë keq netët.
Qendra për pranimin e emigrantëve në Preshevë ka 16 krevate për fjetje për nënat me fëmijë, derisa emigrantët tjerë strehohen nëpër tenda të improvizuara ose nëpër kampe të ftoftë prej drurit.
Në raportin e organizatës ”Iniciativa Qytetare” thuhet gjithashtu se brenda ditës ka 750 kërkesa në ditë nga emigrantët dhe se qendra për pranim ka pranuar ndihmën nga UNHCR prej 13.000 paketa të drekës të cilët ndahen përmes kryqit të kuq e që përfshinë ujë, ushqim, dhe artikuj higjienik.
Analiza e organizatës ”Iniciativa Qytetare” vlerëson se kushtet në qendrën për pranimin e emigrantëve në Preshevë janë të rënda, me kapacitet të vogël dhe nuk ka kushte për mirëmbajtjen e higjienës personale.
Gjithashtu sipas raportit në fjalë edhe ndërmarrja komunale nga Presheva nuk e pastron ambientin e pranimit me rregull dhe në nivel të duhur.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=15856