(2L ONLINE) – Në pjesën e dytë të Nëntorit, në fshatin Budrikë e Poshtme u asfaltua rruga kryesore që lidh Grykën e Karadakut deri në rrugën kryesore Gjilan – Ferizaj që ishte edhe premtim nga Ministria për infrastrukturë qysh vjet që kjo rrugë të asfaltohet deri në Zhegër, por kjo nuk ndodhi as vjet e as sivjet.
Dhe, sipas Mustafë Jasharit, qytetar mjaftë aktiv nga Zhegra, ndoshta edhe është më mirë që nuk u bë, sepse kjo si u punua në fshatin Budrikë e Poshtme deri në rrugën kryesore Gjilan – Ferizaj, shkel e shko, që pas tri javësh të asfaltimit të kësaj pjese u deshën të rifillojnë riparimin e saj, bënë që të thuhet më mirë që nuk e kanë vazhdua deri në Zhegër.
“Është për t’u habitur se si mundet të ndodh një gjë e tillë, në realitet të vazhdoj, nuk e dijë a do të gaboja po të them, papërgjegjësi, fillimisht nga punëdhënësi e pastaj edhe nga Kompania që ka fitua tenderin e punën e ka bë shkel e shko, prandaj shtohet edhe pyetja “Kush përfiton nga punimet shkel e shko, Kompania, dikush tjetër…?!”, ka pyetur Jashari,një frekuentues i shpeshtë i kësaj rruge /2L ONLINE/