Nga: Fehmi Sylejmani
Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash.
Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi – Maqedonia e Veriut.
Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht kalimin profesional nga njëra skuadër në tjetrën ka qenë i ndjeri prof. Kemajl Halimi, ndërkaq i fundit është trajneri aktual i Dritës, Zekirija Ramadani.
Nga këta 12 trajnerë, vetëm Hysni Maxhuni ka arrit të rrëmbejë titullin e kampionit me Dritën, viti 2003, ndërsa Musa Selimi ka qenë fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës me Gjilanin, sikundër edhe Bylbyl Sokoli ka fituar Kupën e Kosovës me Dritën.
Ja kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit:
Kemajl Halimi – Raci, Reshat Osmani, Refik Rexhepaj, Musa Selimi, Muharrem Sahiti, Hysni Maxhuni, Arbnor Morina, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi, Agron Selmani, Sedat Pajaziti dhe Zekeria Ramadani.
P. S. Renditja e trajnerëve është bërë nga vendbanimet e tyre përkatëse. /2LONLINE/