Kush e uzurpoi pasurinë e shtetit të Kosovës?!
Pse i paguhet tatimi shtëpisë e jo edhe tokës?!
Shkruan: Sami ARIFI
Tokat, lumenjtë dhe malet e shtetit të Kosovës (popullit të saj) i morën shumica e pushtetarëve, miqve dhe farefisit të tyre, në të cilën pasuri nuk shfrytëzohet mundësia për punësim, ato toka janë djehrrin, madje nuk paguhen për këto pasuri as tatimet ndaj shtetit të Kosovës.
Çdo familje në Kosovë posedon shtëpi, qoftë i pasur apo i varfër, varsishtë prej gjendjes ekonomike që ka ai familjar posedon edhe shtëpinë për të cilën (shtëpi) paguan edhe tatimin ndaj shtetit. Kjo nuk ndodhë edhe me një grup mjaft të madh të pushtetarëve, pavarësisht të ardhurave që kanë për opinionin në mënyrë zyrtare, ata posedojnë kapital marramendës, posedojnë pasurinë edhe të popullit të Kosovës.
Pasuria e pushtetarëve konsiston në nivele të largëta, po flasim vetëm për atë pasuri që shikohen te ta, pa i ditur edhe parat në kontot e tyre personale apo familjare e farefisnore.
Ata kanë villa marramendëse, kanë tokën me qindëra hekta, malet dhe lumenjtë e popullit, pasurinë e shtetitë të Kosovës, tokën e uzutpuar përmes një privatizimi që i’a kanë përshtat vetes pa paguar para, ose të shumtën me një vlerë prej 1euro deri në 10euro arinë e tokës, të cilën gjerë më tani, madje, e kanë lanë të pashfrytëzuar, nuk e paguajn as tatimin e tokës së marrë, dhe nuk kanë punësuar asnjë puntorë, kështu që buxheti i Kosovës varfrohet në mënyra të pamshirëshme në forma të ndryshme.
Në anën tjetër ata (uzurpatorët) kanë bërë pengimin e punësimit të punëtorëve në sektorin e bujqësisë, gjithashtu edhe humbjenë e sigurimit shëndetësor të një numri të punëtorëve që do të ishin punësuar në sektorin e bujqësisë, meqë të papunësuarit si kanë mundësit t’i paguajnë sigurimet shëndetësore.
Një gjë e tillë ndodhi edhe me shumë fabrika të shtetit të Kosovës, ato u privatizuan krejtësisht në mënyrë të paligjshme, kinse për të vazhduar punën me punëtorë, por që ndodhi e kundërta, fabrikave iu shitën makinat dhe ato tani shfrytëzohen për banim apo për nevoja personale të pushtetarëve. Në vendet ku zotëron rendi dhe ligji bujqit kanë në pronësi tokat, inxhinjerët fabrikat dhe blegtorët blegtorinë.
Populli i Kosovës që ndodhet me shumicë i papunësuar i kryen obligimet e veta ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa një numër mjaft i madh i pushtetarëve përpos që ata uzurpuan pasurinë e Kosovës, penguan punësiminë e banorëve të saj, madje nuk pagajnë as obligimet, për pronat e tyre të uzurpuara, ndaj shtetit të porsaformuar të Kosovës. /2LONLINE.com/