Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të marrë masa ndaj ministrit Aleksandër Jabllanoviq, i cili ditë më parë i ka fyer qytetarët e Gjakovës.
Ajo ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se, së pari është dashur të bëhet një kërkimfalje zyrtare nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Mustafa, për krejt ata qytetarë të cilët janë ndjerë shumë të lënduar nga deklarata fyese e Jabllanoviqit. Po ashtu, sipas saj, edhe ministri Jabllanoviq është dashur t’u kërkojë falje jo vetëm qytetarëve të Gjakovës të cilët i ka fyer, por gjithë popullit të Kosovës për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kusari-Lila ka thënë se është në kompetencë të kryeministrit Mustafa nëse do ta shkarkojë Jabllanoviqin