Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë është në kaos total për shkak të kërkesës së BE-së për heqjen e taksës dhe insistimit të Kosovës për ta mbajtur taksën deri në njohjen nga Serbia.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se mosinkuadrimi i dy partive më të mëdha në dialog ka bërë që ekipinegociator mos ta ketë peshën unifikuese dhe negociuese.
Deputetja Kusari-Lila ka deklaruar se nuk do të mund të ketë vazhdim të dialogut në këto rrethana dhe me këtë përbërje të ekipit negociator.
Sipas saj, zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë dhe për kaosin institucional janë zgjedhjet e jashtëzakonshmepër kohën e organizimit të të cilave duhen marrë vesh partitë mes vete.
BURIMI: Epoka e re