Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndërsa ishte i ftuar në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës të Javës dhe Kulturës Çame, krahas të tjerave ka folur dhe përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE.
Por megjithatë ai ka kërkuar që Kosova ta ndihmojë integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Evropë, duke mos lejuar Serbinë që të shkojë e para në BE.
“Të gjithë u gëzuam që Shqipëria e fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane mirëpo edhe Kosova duhet ta ndihmojë Shqipërinë, për tu bërë anëtare e plotë në Bashkimin Evropian. Ndihma që Kosova t’i jap Shqipërisë është që të mos lejojë që Serbia të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë. Ju e dini që Greqia e kushtëzon Maqedoninë, por kushtet që Greqia ja vendosë Maqedonisë nuk krahasohen me kushtet që Serbia do i vendosë Shqipërisë dhe Kosovës nëse anëtarësohet para nesh në BE,” tha Kurti.
Më tej Kurti bëri thirrje për krijimin e shtetit të fuqishëm shqipt ar për të larguar në këtë mënyrë orekset e shteteve shoviniste ndaj Shqipërisë.
“Shqiptarët janë gjuhë shqipe, ndërsa grekët dhe serbët janë shtete ekspansioniste, dhe kjo nuk ka ndryshuar për 170 vjet, e nuk do të ndryshojë vetvetiu, deri sa shqiptarët të ngrihen e të krijojnë shtete të fuqishme, duke zmbrapsur orekset e shteteve shoviniste serbe e greke. Ndaj neve na takon që Çamërinë ta trajtojmë siç është dhe siç duhet të jetë gjithmonë pjesë e çështjes tonë kombëtare. Çështja çame është pjesë e tërësisë dhe ka nevoje për vëmendjen e të gjithë neve, pavarësisht prej nga vijmë në trojet tona në Ballkan,” deklaroi Kurti.