Në ditën e tretë të fushatës për zgjedhejt lokale të 22 Tetorit, në kryeqendren e Anamoravës, Gjilanin, Lëvizja VETËVENDOSJE! krahas prezantimit të kandidatëve pë Kuvend Komunal të kësaj ane, është bërë edhe shpalosja e Alternativës Qeverisëse pë Gjilanin.
Deputeti Albin Kurti, ishte ndër përfaqsuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!! që iu drejtua gjilanasve. Para tyre, ai tha se Gjilani është djep i veprimtarëve të ndryshëm kombëtar dhe per këtë mertion një kryetar atdhetar si Sami Kurteshi.
Duke i potencuar vlerat e kandiadati të VETËVENDOSJE!-s, Kurti nuk la pa e thumbuar edhe u qeverisjen aktuale të Gjilanit, qeverisje kjo që e ka trashur pushtetin dhe ka rrudhur komunen.
“Në Gjilan është trashur pushteti dhe është rrudhur komuna. Në Gjilan kemi decentralizim të territorit mbi baza etnike dhe centralizim të parasë mbi baza klanore. Me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, Gjilani do të ketë decentralizim mbi baza qytetare dhe subvencionim mbi baza prodhuese. Sami quhet ndryshimi, Sami quhet zhvillimi, Sami quhet përparimi, Sami quhet bashkimi”, tha ndër të tjera Kurti në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje