Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. ka qëndruar të enjten në Luginën e Preshevës ku është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve.
Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes një psotimi në profilin e tij ka bërë me dije për takimin që pati ai me Ministren Gërvalla.
Ja postimi i plotë.
Takim me ministren e jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Preshevë. Prej ministres mësuam gatishmërinë e qeverisë Kurti për të mbajtur Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në agjendën e tyre.
Fillimisht, me linjën buxhetore prej dy milion eurosh e më pastaj si mjet reciprociteti në bisedimet Prishtinë – Beograd.
Duke pasur parasysh programin politik të PDSH-së e kemi njohtuar ministren se zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Luginë është bashkimi i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës.
Me këtë kuptohet se edhe korrigjimi i kufirit me Serbinë në lindje të Kosovës përmirson padrejtësinë historike që iu imponua shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc viteve 1953-1956 me rastin e ndarjes së detyrueshme të tyre nga Kosova pa u pyetur fare.
Pastaj, ministres iu është bërë e ditur se për çfarëdo zgjidhje paqësore të arritur në Bruksel midis shqiptarëve e serbëve pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës brenda kufijve shtetror të Republikës së Kosovës nuk do t’a zbehë në asnjë mēnyrë idenë dhe kërkesën e shqiptarëve për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës.
PDSH, nuk u beson në asnjë mënyrë iniciativave të shtetit serb për kinse bisedime qoftë edhe me asistimin e faktorit ndërkombëtar me shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhur me të drejtat e tyre.
Prandaj, para ministres iu është treguar besueshmëri qeverisë Kurti që në Bruksel të mbajë shumë fortë Preshevën, Medvegjën e Bujanocit në agjendë si masë reciprociteti. Sepse, nuk mund të udhëheq Serbia në dy taborre bisedime midis shqiptarëve dhe shqiptarëve. Ne jemi shqiptar të njëllojt me Ata në Republikën e Kosovës.