Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar publikisht kryeministrin në largim Hashim Thaçin në një debat televiziv, për të diskutuar çështje politike-sociale e ekonomike.
“Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kishte filluar ta përmend bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike”, thuhet në ftesën publike të Kurtit.