Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një paraqitje për media e ka quajtur lajm të keq për Kosovën fitoren e PDK-së. Sipas tij fakti që PDK doli e para është lajm i keq pasi që doli e para partia e korrupsionit e krimit dhe e bashkëpunimit me Serbinë.
“Jemi të interesuar që të takohemi me partitë opozitare që ta pamundësojmë edhe një mandat tjetër keqeverisës me PDK-në. Jemi të interesuar që të takohemi me partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së, jemi këmbëngulës që asnjë parti të mos i bashkohet PDK-së”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se nuk e përjashtojnë as koalicionin me LDK por sipas tij së pari duhet t’i bindin partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së.