(2L ONLINE) – Ismajl Kurteshi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka kritikuar kreun e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin për ndryshimet e bëra të Manifestimit “Flaka e Janarit’, duke e nisur këtu me ndërrimin e darës së mbajtjes së këtij Manifestimi nga 11 janari në 14 janar, që për Kurteshin, nuk është thjesht ndërrim date, por është lënie jashtë e një date të rënies së dy simboleve të rezistencës kombëtare, heronjve te kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Kurteshi ka thënë se të gjithë ato personalitete që e kanë vendin në “Flakën e Janarit’, nuk mund të hiqen , sikurse nuk mund të futen edhe ato personalitetet që nuk e kanë vendin aty.
“Manifestimi “ Flaka e Janarit”, që për një çerek shekulli filloj me 11 janar, në ditën e rënies së dy simboleve të rezistencës kombëtare, heronjve te kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Sivjet, fal “dellit reformues” të Lutës, u vendos që të filloj me 14 janar. Me ndryshimin e datës u përjashtuan nga Flaka ( e Lutës) dy personazhet emblematike të Luftës për Çlirimin e Kosovës nga Serbia. Luta që dikur e ndërroi gjeografin tani ja ka myse me e ndërruar historinë përmes nxjerrjes dhe futjes së personaliteteve të caktuara në Flakë. Këto projekte që ndryshojnë gjeografin dhe historinë e vendit, janë me përgjegjësi që i tejkalojnë përmasat madje edhe të një kryetari të “gjithëdijshëm” të komunës si që është Luta” , ka thënë Kurteshi.
Ai ka rikujtuar se Lutfi Haziri, me aleatët e tij, në mandatin e tij të parë si kryetar i Komunës së Gjilanit gjatë viteve 2000 – 2005, ndikoi jashtëzakonisht shumë në ndërrimin e gjeografisë së Anamoravës, për mes decentralizimit, në baza etnike, të projektuar nga ideologët e ekspansionizmit institucional serb.
“Vetëm në Anamoravë katër komunave ekzistuese, fal angazhimit të Lutës dhe kompanisë së politikanëve servil që fatkeqësisht në këtë vend janë me bollëk, ua shtuan edhe tri komunat etnike serbe: Parteshin, Kllokotin, Ranillugin, si dhe e zgjeruan Komunë e Artanës në dëm të territorit të Komunës së Gjilanit. Gjilanin nga 515 u rrudh në 390 kilometra katror. Si rezultat i këti lloji të decentralizimit Kosova së shpejti do ta ketë edhe asociacionin (bashkësinë) e komunave serbe me të cilat udhëheq Beogradi”, ka thënë Kuteshi.
E sipas tij, tani në vitin e dytë, të mandatit të tij të dytë, Luta ndërmori një hapë tjetër, atë të ndryshimit të historisë tonë. “ Flakën e Janarit”, e vendos me 14 janar, duke përjashtuan, 11 janarin datën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës dy personazhet emblematike të Luftës për Çlirimin e Kosovës nga Serbia.
“Ne kërkojmë me ngulm që me përmbajtjen dhe karakterit e “Flakës së Janarit”, që ka për qëllim të përkujtoj dëshmorët dhe të kultivojnë frymën atdhetare, të mos luaj askush, sepse koj prek thellë në ndjenjat e qytetarëve. Vendi në manifestimin, tanimë gjithëkombëtar të Flakës, nuk mund t’i mohohet atyre që me sakrificën e tyre sublime e fituan atë, dhe as t’ia sigurojnë kujtdo qoftë që nuk i takon plejadës, që dhanë çdo gjë nga vetja, pra atyre që e dhanë edhe jetën, për ne dhe gjeneratat që do të vinë. Politizimi i Flakës Janarit i bënë dëm historisë por edhe politikes, prandaj kujdes mos luani me historinë”, ka thënë Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes në Gjilan. /2L ONLINE/