Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se ndihet e pikëlluar pas lajmit për ndarjen nga jeta të prof. Zijadin Maliqit, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, duke e vlerësuar atë si një njeri të pashoq e profesionist i mirë që ishte shembull për të gjithë që punuan e bashkpunuan me të.
Në emër të Kuvendit Komuna të Gjilanit, ajo shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi, miqve, dashamirëve e bashkëpunëtorëve.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të prof. Zijadin Maliqit, na pikëlloi shumë! Njeriu i cili me veprën e tij në jetën shoqërore e institucionale, me njerëzinë e tij, me një profesionalizëm të pashoq dha shembujt më të mirë, për ne dhe gjithë tjerët që punuam për vite me radhë bashkë, iku, por na la pas shumë rrugë të mira, vepra të mira, fjalë të mëdha e nam shumë! Mbase, është e vështirë të pranohen humbjet e tilla, jeta jonë shoqërore e institucionale vështirë se do ta ketë më një emër si Ti, por jemi të detyruar ta pranojmë vullnetin e Zotit, ashtu sic e ka përcaktuar. Faleminderit qe ishe mes nesh z. Maliqi! Në emër të Kuvendit Komuna të Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi, miqve, dashamirëve e bashkëpunëtorëve. Pusho i qetë profesor, Gjilani do të rrojë me kujtimet më të mira ty!”, ka thënë Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.