(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizjes vetëvendosje, Qendra n Gjilan, e kanë vlerësuar të përgjumur qeverisjen e re n Gjilan e cila sipas tyre në këto 100 ditët e saj nuk ka arrit të dëshmohet me asgjë të mirë.
Ismajl Kurteshi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka thënë se kanë kaluar 100 ditët e para të qeverisjes së LDK-së, të mjaftueshme për incizimin e gjendjes dhe konsolidimin e pushtetit, por edhe fillimit të zgjidhjes së problemeve të shumta në komunë por se nuk kemi parë asgjë të mirë përveç një qeverisje të përgjumur.
Kurteshi ka thënë se kryetari i ri i komunës pas 80 ditë qeverisjeje, më në fund arriti të emëroj drejtorët e Drejtorive Komunale, të cilëve, si që ka filluar punën administrata e re, do të ju duhen edhe nga nja 80 ditë për t’ia filluar punëve, shumica e të cilave janë urgjente.
Ai tha se për shkak të thatësisë, por edhe të pakujdesisë së pushtetit aktual dhe atij që iku qytetit të Gjilanit po përballet me mungesën e ujit të pijes. Për zgjidhjen e këtij problemi madhor asgjë nuk po ndërmerret as nga ndërmarrja publike e ujësjellësit e as nga komuna. Ndonëse kryetari komunës Lutfi Haziri kishte premtuar ujë të bollshëm dhe tretman të ujërave të zeza.
“Ndërtimet pa leje kanë marr hovë pa as një pengesë si që është rasti i ndërtimit të “HIP PETROLIT” afër Shillovës në afërsi të pesë pompave ekzistues në tokë buke të klasës së parë dhe në afërsi të pa lejueshme të rrugës magjistrale Gjilan – Bujanoc. Sikundër që ka shenja se edhe afër shkollave të mesme do të ngritët një objekt shumëkatësh, gjë që kurrsesi nuk duhet lejuar që kjo edhe të ndodh”, ka thënë tutje Kurteshi i vetëvendosjes.
Sipas tij, po ndodhin uzurpime sidomos të trotuareve, pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura publike, hedhje e mbeturinave vend e pa vend por Drejtoria e Inspeksionit nuk po ndihet e gjallë.
“Ndërmarrja publike “Eko-higjiena”, dështoi në një projekt të saj eksperimental, prandaj është mirë që kjo ndërmarrje , të cilën e kanë përcjell parregullsi të shumta gjatë procesit të dhënies së saj në koncesion është mirë që të heqë dorë nga këto eksperimente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve para se qytetarët të kërkojnë ndonjë operator tjetër për kryerjen e shërbimeve për të cilën aktualisht po paguhet “Eko- Higjiena”ka thënë Kurteshi.
Sipas tij , derisa Kryetari i Komunës një të katërtën e mandatit, e ka kaluar jashtë vendit (që është shumë edhe për një Ministër të Jashtëm), puna nuk po shkon mirë as brenda administratës komunale, derisa ka qërim fizik hesapesh mes punëtorëve të administratës, disa mësimdhënës po refuzojnë ta mbajnë mësimin atje ku janë pranuar me qëllim të transferimit në qytet e nxënësit janë ata që po e pësojnë, kurse pushteti nuk po e kryen punën e vet.
“Po ashtu po ua përkujtojmë qytetarëve gjilanas se kryetari Haziri kishte premtuar se zyrën e tij do t’ia fal muzeut, Gjilani si një qendër vërtetë rajonale, duhet ta ketë një muze, kinema dhe shumë institucione të tjera të rëndësishme?! Lirimin e objektit ky gjendet tanimë kryetari dhe lirimin e objektit të subjektit të tij nuk kërkojnë investime, kërkojnë vullnet i cili aktualisht po mungon”, ka thënë Kurteshi. /2lonline/