(2L ONLINE) – Drejtues të Vetëvendosjes n Gjilan thanë se janë të shqetësuar për shkak të shkeljes së vrazhdë të kritereve, me rastin e përzgjedhjes së regjistruesve për regjistrimin e bujqësisë në komunën e Gjilanit nga ana e autoriteteve komunale.
Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, ismajl Kurteshi tha se informatat që u vijnë nga terreni dëshmojnë se kriteri bazë për përzgjedhjen e regjistruesve është përkatësia farefisnore ose partiake e që ky kriter nuk garanton punë cilësore dhe paraqet diskriminim të taksapaguesve.
“komuna nga 190 kandidat me diploma fakulteti vetëm 31 i ka angazhuar në këtë projekt, në të cilin janë angazhuar 97 regjistrues. Dy të tretat e regjistruesve janë student ose me shkolla të mesme. Kjo përzgjedhje përveçse është e pa drejt do të ndikon edhe në kualitetin e kryerjes së punëve në teren”, ka thën[ Kurteshi.
Sipas tij, Komuna ka qenë e fokusuar në rahatin e njerëzve të saj gjatë këtij procesi dhe se , sië thotë Kurteshi, kjo dëshmohet edhe nga shpërndarja e tyre pa kriter në terren, sepse shpërndarja nuk është në përputhje me nevojat e terrenit. Diku ka më shumë regjistrues seç janë nevojat reale e diku tjetër ndodhë e kundërta.
“Ky projekt nuk do ta pasqyroj realisht gjendjen në bujqësi sepse regjistrat e pronarëve të ekonomive bujqësore janë të mangët. Shumë pronar të tokave nuk figurojnë në regjistrin e regjistruesve, prandaj shumë prona do të mbeten të pa regjistruara”, ka thënë Kurteshi i Vetëvendosjes.
Sipas tij, bartësit e këtij projekti të kushtueshëm, por edhe të rëndësishëm kanë obligim ligjor dhe moral që t’ia sqarojnë opinionit të gjerë kush është fajtor për këto lëshime serioze. /2L ONLINE/