KUR TI ME VJEN SI TELEGRAM
Kur ti me vjen si telegram në mrizin e pritjeve
aty ku ecim mbi thërrimat e gurëve
thyer nga takat pingule
lënë pas hijes sonë
ato vijnë si fllad i pemës lavjerrëse.
Se hijet janë të ftohta nën agun e dritës me rreze
shpirti si puhizë e lehtësuar
të mban për dore si të ishe telegram jete.
Telegram jete me ëndërrën e thurrur
si sytë e pranverës jeshile
si planti i parë i bulëzave të bardha
ç’mud të ish shkruar tjetër nga lutja ime
…edhe ecim kohës së menduar
ç’të më nxjerr mbi dallgën e frymës ulurimë
ky urim
telegram palosur në sirtar
të të shijoj e të më shijosh
si verë e tharë në gota kristali.
/Linditë RAMUSHI DUSHKU/