Sa jemi solidarë me njëri-tjetrin ose ndaj njëri-tjetrit, e tregoj kjo anketa (pyetësori) me rezipientë(shikues)
http://www.onlineumfragen.com/login.cfm?umfrage=76618
Zejnullah Jakupi
Prej 600 miqëve në FB, 4-5 veta e kanë marrë mundin ti përgjigjen ftesës për ta plotësuar. Kur e pashë kështu situatën, kur as këta të profesionit, mendova, nuk të përkrahin, po as rrethi i ngushtë, ku do shkosh…çfarë do më shumë: Me siguri njerëzit kanë preokupime tjera dhe kjo nuk ju intereson, se nuk kanë kohë të merren me ty. Disa bile më kritikuan, thanë lërë allahile se qysh po ke nerva me lexu libra e me bë „hulumtime“, merru me diçka ma të mençur!
Por kishte të tillë që ju përgjigjën ftesës pa përtes, Ju faleminderit, Gezim Mekuli, Flurim Arifi, profesorët Bajram Kosumi dhe Milazim Krasniqi, Fahri Musliu, Halil Rtustemaj, Halim Matoshi, Anton Kolaj, Ensar Ajdini, Violeta G. Lamanen, Sadri Lata, Isa Shabani, Shefqet Dibrani, Isa Thaçi, Mevlude Abdullahu.
Disave ju kam dërguar edhe siç thuhet para hundëve po nuk e shohin ose nuk duan ta shohin. Anket aka synim të mos jetë e një anshme. Nuk më konvenon ti përgjigen vetëm recipinet të një partie politik.,
Nëse del që shumica janë VV ose LDK dhe PDK mungon kjo nuk është në rregullë. Ose e kundërta. Nëse nga gjithë recipientët dalin 90 shqiptarë dhe 5 serbë as kjo nuk të jep rezultat për vlerësime, atëherë mungon numri i mjaftueshëm për analizë. Pra duhet të jenë prezente të gjithë grupmoshat, bindet politike dhe përkatësia nacionale.
Gjithashtu në hulumtime sasijore duhet të përfshihet një masë e duhur e rezipientëve pra nëse shkon me hypotheza, duhet llogaritur numri i përgjithshëm 500 ose 1000 recipientëve nga kjo e nxjerrë Stichproben, pjesën reprezentuese diku 149 veta në mënyrë që matja dhe tezat të mund të vërtetphen ose të hidhen poshtë, përndryshe hulumtimi është gjysmak ose tërësisht manipulim.
Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz interesant dhe të çuditshëm.
Janë individualistë të pa përmirësueshëm. As serbët si kombë nuk janë më të mirë! Por veç e veç, secili është më i mirë se sa si kolektiv. Këtu kur jemi te recipientët serbë, vrejta se serbët nga Kosova janë më të gatshëm në përgjigje se sa ata nga Serbia.
Një recipent serb ishte tepër korrekt, ishte përgjigjur në pyetësor dhe më dërgoj fotografinë, në fund të anketës ku thuet, falemeinderit i keni dhënë gjithë përgjigjet! Shqiptarëve kur ju thua plotësoje këtë pyetësor se është për një hulumtim, pra përmes hulumtimit të nxirren fakte të reja për një çështje, ata nuk duan të dijnë fare.Nuk ju intereson shkenca, as përparimi i përgjithshëm i shoqërisë, atyre ju intereson vetëm sukesei i tyre dhe asgjë më shumë.
Desha ta bëja me para për çdo pyetësor nga 10 ose 20 Euro, po mendoja do më dilte shumë shtrenjtë dhe nuk je i sigurtë a të japin përgjigje të gjithë që të premtojnë! Prita edhe ndonjë ndihmë nga drejtori i RTK-së që s´paku të postoje në faqen e tij, e të thuhet se ky hulumtim është i rëndësishëm, pra edhe për RTK, po ja që nuk i intereson.
Sa për sqarim; po themë, nëse unë marrë mundin të bëjë një analizë shkencore, punim hulumtues empirik pra për një TV, në këtë rast për mediumin publik, atëherë puna ime përveç që mund të jetë private, ështe gjithësesi edhe publike pra ka interes të pëgjithshëm shoqëror.
Si reagova unë kur mu drejtua një studijues gjerman për një pyetësor?
Para ca mujëve një studijues gjerman mu drejtua të merrja pjesë si tani puna ime pra në një pyetësor. Ky ishte vërtet shumë i komplikuar. Mu deshtë diku 2 javë rrjesht herë pas herë ta lexoja dhe rilexoja e të koncentrohesha dhe ta plotësoj, sepse ishte e gjitha statistikë dhe komplekse.
Si shtojcë për ti përgjigjur pyetjeve më kishte dërguar 50 faqe shkrim, lidhur me projektin dhe metodën e punimit shkencor. Vërtet më ka mahnitur dhe po them; lum ai çfarë hulumtimi komplex dhe profesional ka planifikuar dhe unë e dhash kontributin tim, pa patur asnjë fitim individual, pra thash, të mos bëhem unë shkaktar, dhe ta vonoj në përfundimin e projektit, prandaj me ngulm i ndihmova që ky miku gjerman kishte zgjedhur për temën Kosovën dhe BE-në në këtë relacion.
I urova të ketë sukes dhe natyrisht me mua ose pa mua ai do të ketë ose do të kishte sukses. E kur jem tek pyetësori im, mu dashtë ta bëja aq të thjeshtë sepse shqiptarët nuk lodhen për hulumtime të të tjerëve, bile as këta udhëheqësit e RTK-së, as nuk ju intereson se çka bënë ti dhe me çfarë merresh.
Prej 500 vetave që ju kam dërguar pyetësorin diku janë gjysma serbë dhe tjetër rezipient shqiptarë, kam marrë vetëm 26 përgjigje, pra 26 veta kanë plotësuar pyetësorin. Dikush u ankua tha; po më shpenzon kohën, nuk e kisha matur mirë, intervista kaloj në 15 minuta, si me humor, së paku ky mik, ju përgjigj pyetjeve dhe ishte shumë korrekt.
Në temën e magjistraturës që në vitin 2009 e mbrojta në FU-Berlin me notën 2. (në shqip nota 9) kisha po të njëjtat probleme. Atëbotë kërkoja nga drejtori i RTK-së i nderi Agim Zatriqi intervista dhe nuk arrita ta bëja.
Të gjithë përgjegjësit e EBU-së ishin të gatshëm dhe dhanë intervista, për çka i faleminderoj si z. Dr. Rumhorst, B. Bergant etj, ndërsa mungonin udhëheqësit e RTK-së. Dikur Zatriqi i ra „pishman“ dhe më ofroj gjithë ndihmën, nëse ka nevojë tha edhe materialet e arkivit ti ofrojmë, po puna ishte kryerë, nuk më duhej gjithë ajo përkrahje me arkiva, unë kërkoja vetëm intervistë lidhur me RTK-në ndoshta nuk guxonte të fliste ose e kishte ashtu të ndaluar.
Tash kur jemi te ky drejtori i ri, besoj se Mentor Shala duhet ti përkrah njerëzit, kushdo qoftshin ata, ata që bëjnë hulumtime për RTK-në, është në të mirë të mediumit publik.
Ky medium është i yni, prandaj duhet ta bëjmë ashtu si është më së miri, pra edhe duke hulumtuar dhe duke e përmirësuar kualitetin programor, edhe duke pyetur shikuesin se si e vlerëson kualitetin e programit. Ne dallim prej mediumit publik ZDF dhe ARD gjermane që 0.2 përqind e gjithë buxhetit e investojnë në hulumtime shkencore, RTK nuk jep as një cent për hulumtime shkencore, nuk ka as një ekip, të brendshëm jo se jo, por as të jashtë që merret me hulumtime.
Nga 2006 nuk është riaktualizuar „historia“ e mediumit. Ka mbetur ajo ndërtesë e moçme si në kohë lufte, dhe askush nuk merret me RTK-, ose merren dhe e shfrytëzojnë për interesat e tyre indivuale a partiake e grupore.
Universiteti Dega e gazetarisë vërtetë po na përkrah, është një staf i mrekullueshëm dhe njerëz të kalibrit evropian. Edhe udhëheqësit e RTK-së duhet të ndërgjegjesohen, ta përkrahim njëri-tjetrin, pa dëmbtuar interesat tona private. Ti japësh dikujt një përgjigje për 10 – 15 minuat nuk është ku ta dish çfarë humbje e madhe.
Është dicka fisnike. Është më shumë se të shpërndash foto duke u reklamuar dhe duke komentuar e fyerë me komente lidhje e pa lidhje.
Një përgjigje e jona modeste dhe një ndihmesë e vogël është si një guri i çmuar në muret e një kulle, e cila kushdo prej nesh që do e bëjë, do jetë madhështore, qoftë kjo një anlaizë të mirë, qoftë ky një libër i mirë që nësër mund ta lexojnë fëmijët e fëmijëve tanë.
Një përgjigje jonë është si një pikë uji në detin e thellë e pa kufinjë, një mundësi më shumë që të hulumtojmë horizonte të reja të dijes, për të ecur përpara.
Të gjithë ata që nuk ju kanë përgjigjur kësaj ftese kanë mundësit ta bëjnë në likun sa më pshtë: http://www.onlineumfragen.com/login.cfm?umfrage=76618