DYLON

Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc

dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc. Përfaqësues nga Shoqata “Mjekët e Luginës” për Ditën Botërore të Shëndetësisë kanë organizuar kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak falas në qendër të Bujanocit.

Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate, Dr. Adnan Salihut qëllimi i këtij organizimi është vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollimin e tensionit të gjakut si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit të gjakut, shkruan Titulli.com.

“Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit pasi që ndikimi tyre në shëndetin e qytetarëve është tejet i rëndësishëm andaj është e rëndësishme vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollime më të shpeshta”, theksoi Salihu.

EkoHigjiena

Shoqata për qytetarët ka shpërndarë disa broshura në gjuhën shqipe dhe serbe për informimin e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit rrezikut dhe mjekimin e sëmundjes.

BURIMI: Titullin.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.