Penda e Përlepnicës përveç që është burim kryesor prej nga furnizohen gjilanasit me ujë të pijes ajo është edhe njëra nga bukuritë natyrore të kësaj ane. Por kur qytetarët tregohen të pakujdesshëm dhe e ndotin ambientin përreth, duke hedhur mbeturina, atëherë kjo është e patolerueshme dhe për çdo kritikë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
E, për një degradim të tillë të ambientit ka reaguar edhe Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, e cila ka kërkuar ta ruajmë ambientin, pasi që me rritjen e temperaturave dhe ngrohjen e motit, shumë qytetarë po ia mësyjnë Liqenit akumules në Përlepnicë për freski dhe argëtim por që fatkeqësisht, shumë prej tyre, mbeturinat po i lënë në brigjet e bukura të liqenit dhe janë duke e ndotur me të madhe hapësirën rreth tij.
“Mbeturinat joorganike si qeset dhe shishet e plastikes duhet mbi 300 vite të kalojnë që të dekompozohen. Prandaj, mos hidhni mbeturina vend e pa vend. Ta ruajmë ambientin”, thuhet në apelin e drejtuesve të kësaj Kompanie. /2LONLINE.com/