(2L ONLINE) – Është e çuditshme se si me kaq neglizhencë merren gjërat këtu tek ne. Gjërat shpesh bëhen sa për të thënë se janë duke u bërë, ose sa për të thënë ja që ne po punojmë diçka!
Ose si mund të shpjegohet ndryshe që një ndërmarrje e kontraktuar ose aso që kanë marrë për obligim ta punojnë dhe mbarojnë një punë të caktuar ja fillojnë asaj hapin punën edhe me kaq mbaron!
Shkojnë me ditë të tëra e herë-herë me jave e muaj ndoshta që më pastaj nuk del më njeri që të vazhdojë punën. Ngelen prapa gropat dhe gjurmët e punës së shkurtër. Përse?
ja një shembull i tillë në Udhën e Kumanovës!
Ka sa ditë, që nga java e kaluar, është hapë kjo gropë për rregullimin e mbyllësit-lëshuesit të ujit nga pika lidhëse në ujësjellës dhe ashtu ka mbetur. Shih foto.
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/