Ka pikëpamje të ndryshme nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën para hyrjes në BE, por nuk duhet të përpiqemi të parashohim rezultatin e bisedimeve”, thotë Alfred Gusenbauer, ish – kancelar austriak.
“Në BE ka pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë, por nuk duhet të përpiqemi të të parashohim rezultatin e bisedimeve të cilat me siguri do të zgjasin me vite”, thotë këshilltari i zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, njofton Blic.
Në pyetjen nëse çështja e Kosovës është më lehtë të zgjidhet nëse së pari zgjidhen të gjitha problemet, Gusenbauer është përgjigjur se “kjo çështje është më lehtë të zgjidhet në fund se sa në fillim.”