(2LONLINE) – Këshillat e veprimeve Rinore te Anamoravës ( Gjilan, Viti, Kamenice, Partesh, Ranillug, Kllokot) njëzëri kanë vendosur të dalin kundër Kryetarit të KQVR-se Murat Muratit për arsye të mosfunksionimit ne mënyrë të rregullt të këtij këshilli dhe inkuadrimin direkt në politikë apo ndryshe në Lidhjen Demokratike te Kosovës nga kryetari i këtij këshilli.
Kështu së paku thuhet në një shkresë që ka arritur në redaksinë tonë dërguar nga Meriton Ahmeti , KVRL- Gjilan, e ku tutje potencohet se kryetaret e Këshillave Lokale nënshkruan peticionin drejtuar Ministrit të Kulturës , Rinisë dhe Sportit me kërkesën për revokimin e njohjes së këtij Këshilli dhe organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve të këtij Institucioni. Deri ne një vendim nga Ministri, këshillat e këtyre komunave nuk janë pjese e KQVR-së dhe distancohen nga çdo vendim i marrë nga kryetari i KQVR-së z.Murat Murati.
“Deklarojmë se nuk jemi pjesë e peticionit të komunave tjera por kemi të njëjtat brenga me të gjitha komunat në Kosovë. Kryetari i KQVR-se z..Murat Murati , në Gjilan ka lejuar të mbahet një kuvend paralel ndaj KVRL-së aktuale, duke vendosur në krye te saj persona të afërt të Kryetarit të Komunës z.Lutfi Hazirit dhe asnjëherë nuk doli kundër këtij organizimi duke nëpërkëmbur Nënkryetaren e tij të parë dhe Kryetaren e KVRL-se ne Gjilan zjsh. Eranda Isufin, kjo një dëshmi tjetër për dëshirën e tij për politizimin e mëtejmë të këtij institucioni”, ka thënë Meriton Ahmeti.
Sipas itj, përfshirja e kryetarit në kuvendin e jashtëligjshëm në Gjilan, është dëshmia kryesore se ky person nuk ka për qellim zhvillimin e Rinisë së vendit por politizimin e saj me qëllim të përfitimeve personale.
“Shpresojmë në një vendim të shpejtë nga Ministria përkatëse dhe shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të KQVR-së, kundër te cilit tanimë janë shumica e KVRL-ve në Kosove natyrisht jashtë atyre me të cilat ai bënë “pazaret” elektorale dhe që janë në numër te paktë”, thotë Meriton Ahmeti. /2lonline/
lexo edhe:
Pro Muratit