Masakra në Burgun e Dubravës, do të mbetet gjatë në historinë e kombit tonë, si kujtim i dhimbshëm i një orkestrimi makabër e barbarë të regjimit të Millosheviqit.
Nga: Arbër Ismajli
Para 20 viteve, trimi i Gjilanit dhe Anamarovës, Patrioti Abdullah Tahiri, do të na kthehet në arkivol nga Dubrava. Figura e tij si njëri nga kryengritësit e dalluar, student i mirë e sypatrembur, kujtohet edhe sot me respekt e mburrje. Në historinë e re do të shënohet akti i tij fillestar kur e përplasi pjatën në menzën e studentëve, nga aty filloj rënia e mashtrimit të dekadave, rënia e bashkim vëllazërimit, të rrejshëm, padrejtësisë shekullore përgjatë pushteteve serbo-jugosllave.
Ashtu siç do të shkruhet, e kujtohet, kryengritja e tij në Qershor të vitit 1998, dhe thirrja e tij për të iu bashkangjitur luftës së armatosur për çlirimin e vendit.
Abdullahu, tani prehet në përjetësi! Ai i mungon bashkëshortes Sofa Pepshi Tahiri, fëmijëve; Albanës, Ilirit, Trimit dhe Republikës. Njësoj, siç i mungon edhe shoqërisë tonë njeriu i guximshëm, patriot dhe lajmëtar i lirisë.
Nga vepra e tij shembullore, mësojmë se si duhet Atdheu i lirë dhe i zhvilluar. Burrat si Abdullahu, shkruan emrin e tyre në historinë e vendit me veprat e tyre të guximshme dhe dashurinë për Atdheun!
Ne sot pikërisht aty ku e arrestuan po vendosim shtatoren e tij, shtatore që do i bëjë roje gjithë Republikës
I përjetshëm qoftë kujtimi për studentin lajmëtar të lirisë, patriotin e pa kompromis, Abdullah Tahirin.
Me respekt për Abdullahun dhe Familjen e tij!