Ka ndrruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paqaku. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Veseli i ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e deputetit nga komuniteti rom.
Përndryshe, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar në profilin e tij se me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve
Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom në vendin tonë.