DYLON

Memorandum Bashkëpunimi mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës

Memorandum Bashkëpunimi mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur një delegacion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, të kryesuar nga kryetarja Ornela Naqellari, gjyqtari Ilir Perdeda, gjyqtari Artan Hajredinaj, zëdhënësi i Këshillit Lartë të Drejtësisë, Elis Kuçi dhe një pjesë e stafit administrativ.

Delegacionin nga Shqipëria e ka shoqëruar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.
Kryetari Azizi njoftoi mysafiret me strukturën e Gjykatës Themelore të Gjilanit, lëndët që trajtohen në këtë gjykatë dhe sfidat që ballafaqohet.

Ai mirëpriti vizitën e delegacionit të kësaj gjykate, duke shprehur gatishmërinë që këto takime të jenë më të shpeshta në shkëmbimin e përvojave.

EkoHigjiena

Ndërkohë kryetarja Naqellari vlerësojë lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave.

Ajo gjithashtu vlerësojë ecurinë sistemit gjyqësor të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Pas takimi është nënshkruar edhe Memorandumi Bashkëpunimi mes dy gjykatave, i cili parasheh thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Me ftesë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, ky delegacion ka qëndruar për një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, duke zhvilluar takime me drejtuesit e lartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pastaj duke vizituar Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.