(2L ONLINE) – Në fakt, të gjithë njerëzve kur gjenden në rrethe e hapësira publike u takon që të sillen konformë disa normave dhe rregullave të pashkruara publike e aq më shumë kur je fytyrë publike ose me përgjegjësi politike. Dhe përderisa kjo gjë mungon o nga mos përvoja o nga neglizhenca o nga mos dija ty-mua si frekuentues publik na bie të hasim ose dëgjojmë gjëra që të lënë mbresa o të këqija o të mira, varësisht nga situata që krijohet!
Dje,e diel, aty diku në orët e para të pas ditës, në hapësirën e jashtme të një kafiterie në qendër të qytetit erdhën papritmas një mori zonjash e ndoshta edhe zonjushash që ishin diku afro tridhjetë në numër të prira nga kryesuesja e kuvendit komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi, të cilat me sa kuptova ishin mësuese në shkollën ”Thimi Mitko” dhe të tjera aktiviste të LDK.
E të cilat shpejtë e shpejtë, të ndihmuara edhe nga personeli i kafiterisë, grumbulluan tavolina e karrige për rreth i bënë tok dhe zunë vendet e tyre. Normal që përderisa ishin ulur në ambientet e një kafeterie edhe do shërbeheshin me pije. Dhe sa do të thjeshta që pijet ishin-ujë-kafe ato kushtonin dhe si qytetar, detyrimisht do mendoje kush i paguan?!
Ajo që ishte ulur në ballë dhe u printe apo dikush tjetër. Nëse do paguante znj. Kryesuese nga do i merrte ato para nga gjepi i vetë apo nga xhepi i qytetarëve. Dhe normal që si qytetarë do të mendosh edhe kështu përderisa jetojmë në një shoqëri që askush nuk jep llogari për të bëmat korruptive dhe ku paraja publike shpërdorohet pa masë!
Shembull se si nuk duhet të sillen personat publik! Me gjithë se më vonë filluan të bëhen muhabete se kush do paguante pijet e ku më e zëshmja ishte znj. kryesuese dhe përafërsisht thoshte -pijet do i paguajnë filanja, filanja e filanja se kanë hyrë në punë -ose -hajt se jua paguaj unë. Jeni mësua me jua pagua unë gjithmonë….-e kur znj. Kryesuese bëri me dorë nga njëra që ishte e pranishme aty dhe tha :-kjo ka hy në punë-një tjetër e pranishme tha:-ajo ka hy në punë, por unë jo-gjë që e shtyri znj. Kryesuese të thotë “kadale bre, me ren sun pi hypi krejt menihere”
Në fakt për ta shuar kureshtjen se përse ishin grumbulluar këto zonja, jo në pak raste ndihmonte vetë znj. Kryesuese e cila nxirrte një propozim për t’u koordinuar me të tjerat se çfarë dhe si duhet ta bënin.
Kështu ishte edhe kur ajo dha propozimin që para orës katër të mblidheshin e me pastaj të shkonin në varrimin e një mësueseje që kishte ndërrua jetë. Pastaj ndër kohë që muhabet dhe qeshjet me zë të lartë vazhduan erdhi propozimi tjetër nga znj. Kryesuese. Kështu pak a shumë:-hej gra, kush asht për me shku për vikend në Shqipëri diku në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit?që në fund të mbetet 10 Tetori si datë e përshtatshme për të shkuar!
Tani unë nuk po paragjykoj si gazetar se kush i pagoi pijet e as se kam idenë se kush do paguaj vikendin në Shqipëri dhe as nuk mund të di për dhembjen që u ka shkaktuar vdekja e një kolegeje. Por… njeriu si një qytetarë që ka rastisë aty dhe ka parë e dëgjuar gjëra të tilla të lartpërmendura e që janë të pa qarta, pa tjetër se do krijojë dyshimin mbi ato që ka dëgjuar dhe parë. Sepse nuk është më ajo koha kur atë çka bënte shteti nuk është edhe punë për ty.
Por kohë që ka sy e veshë dhe kërkon llogari! Prandaj shikuar nga prizmi i një shoqërie transparente dhe me vlera, është pikërisht kjo mënyra se si nuk duhet të sillet një fytyrë publike!
/Xhelil ARIFI/2LONLINE/