Hulumtuesit kanë gjetur se konsumuesit e çajit të cilët duan që pija e tyre të jetë më e ngrohtë se 60 gradë celsius dhe që pijnë më shumë se 700 mililitra çaj brenda ditës – dy filxhanë të mëdhenj – janë më të rrezikuar për 90 përqind që të preken nga ky lloj kanceri.
Studimi është kryer në Golestan, një krahinë në verilindje të Iranit dhe si mostër ka 50 mijë njerëz.“Shumë njerëz e shijojnë pirjen e çajit.
Por, sipas studimit tonë kur ai është shumë i nxehtë rritet rreziku i prekjes nga kanceri i ezofagut dhe është mirë që para pirjes të pritet që pijes t’i bjerë pak temperatura”, ka thënë Dr. Farhad Islami, nga “American Cancer Society” që është prijës i studimit.
Edhe hulumtimet paraprake kanë gjetur një lidhje në mes të pirjes së çajit të nxehtë dhe kancerit të ezofagut. Studimi i tanishëm – i publikuar të mërkurën – është i pari që përcakton një temperaturë specifike.
Kanceri i ezofagut është kanceri i tetë më i zakonshëm në botë dhe shpesh përfundimi është fatal, ku merr jetën e 400 mijë njerëzve çdo vit.Ai shkaktohet nga lëndimet e ezofagut nga pirja e duhanit, alkoolit, acidit refleks dhe ndoshta pijeve të nxehta.