Komuna e Kamenicës përmes një urdhërese të nënshkruar nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, si në tregje, rrugë dhe sheshe, përndryshe parashihen edhe gjoba.
Kjo ndalesë e përcaktuar për kohën, 30 dhjetor 2021, – 3 janar 2022, do të ketë përkujdesje në zbatim nga Sektori i inspektoratit dhe se të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten me 100 euro. /2LONLINE/