Edhe nëse nuk ka me qenë në favor të Partisë Demokratike të Kosovës, vendimin që do ta merr gjykata kushtetuese në lidhje me pyetjen e drejtuar nga Presidentja Atifete Jahjaga për mandatarin për krijimin të qeverisë së re, nënkryetari i PDK-së dhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë që kjo parti do ta zbatoj.
“Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve, natyrisht dhe në pritje të vendimit të gjykatës kushtetuese, dhe ne do ta respektojmë çdo vendim që vjen prej gjykatës kushtetuese. Dëshirojmë ta kemi një zgjidhje legale, me norma demokratike, pa tensione dhe ta lemë procesin ashtu siç ka qenë i mirë procesi i votimit, ta përfundojmë ketë proces në konstituimin e institucioneve të reja në mënyrë demokratike, ligjore dhe kushtetuese”, ka deklaruar Kuçi për Televizionin Rrokum.