Udhëheqja e Gjilanit duket se mirë e ka kaluar kohën e pandemisë, duke bërë fushatë e duke lobuar për veti, ndërsa me pandeminë dhe me sigurinë e shëndetit publik pak e hiq se u mor.
Shkruan: Gëzim Rrustemi
Nuk vendosi dezinfektues për qytetarët si p.sh. në vendet ku qytetarët presin autobusin apo në vendet ku qytetarët presin në semaforë, për më keq, nuk vendosi asnjë dezinfektues.
A kështu luftohet pandemia a? A kështu mbrohet Gjilani a?
Të dalim pakëz te punimet që po zhvillohen në qytet. Përse asfaltimi, rregullimi apo zgjerimi i një rruge (qoftë edhe shumë të shkurtër) zgjatë me muaj, e ndonjëherë me vite?1
Pse punoni shkel e shko, ashtu: nis këtu e nis atje, e në fund as këtu e as atje? A me të vërtetë jeni kaq dembelë dhe përtoni ti çoni punët deri në fund, apo aftësia juaj menaxhuese mbaron që në start dhe nuk dini se si të vazhdoni e sa do të vazhdoni?
Duket qartë që nuk keni as aftësi, as ide, as energji, as ekspertë, as plan, as kurrgjë hiq. Prandaj jemi ku jemi, n’fund t’pusit. /2LONLINE.com/
/autori është pjesë e Lëvizjes Qytetare Vatra/