(2L ONLINE) – Një pamje interesante, të paktën për banorët përreth prrockës që shkon fare pranë kazermës ushtarake, e tutje për Malishevë të Gjilanit. Nji patë e madhe që kush e di nga kish ardhur aty, po lundronte mbi përrocken e fryrë prej reshjeve të fundit, duke ndjekur rutinën pa u bezdisur nga shikimet e të pranishmëve, të cilëve iu kishte ngjallë kërshëri mu sikur po shihnin nji delfin,aty!
Në fakt, kjo patë e gjendur aty edhe krijonte nji pamje interesante dhe simpatike. Se Gjilani jo se ashtë ndonjë farë qyteti i njohur për lumenj dhe shtretër të bukur lumenjsh ku patat, rosat e egra etj bajnë pamjen e zakonshme. Sikur në plot qytete tjera gjithandej botës. Ose jo se popullata e kësaj ane njihet për ruajtjen dhe mbajtjen e këtij lloji shpezësh. Prandaj kjo habi!
Në të vërtetë sapo shihje atë pamje me patën e shkujdesur, e të vetmuar (thuajse edhe asaj i kanë shkuar shokët e shoqet në azil), mes nji “lumi” të krijonte iluzionin e nji vendbanimi me lum me ujë të pastër dhe me njerëz tolerantë e të kulturuar përreth që kënaqen duke i soditur ato,dhe pushojnë stresin ditor,ulur në bankat e bukura përreth.
Jo ishte krejt ndryshe pamja e nji përrocke të mbushur me ujë të ndotur nga vërshimi dhe e nji pate alien që kish humbur udhën!!!
/Xhelil ARIFI/