Mediat spanjolle vazhdojnë shkruajnë se Atletico Madrid është duke e bërë gati ofertën për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, yllin shqiptar të Bayernit.Xherdan Shaqirin, i cili nuk po kalon periudhe të mirë tek kjo skuadër për shkak të hapësirës së vogël që ka nga trajneri i “bavarezëve”, Pep Guardiola.
Ateltico Madrid ka kohë që është duke e vëzhguar Shaqirin më të cilin synon të forcojnë akoma më shumë skuadrën për edicionin që tashmë ka nisur.
Krerët e Atleticos do të provojnë që në ditët e fundit të tregut verore ta blejnë 22 vjeçarin, i cili ishte bartësi i lojës së Zvicrës në Kupën e Botës “Brazili 2014”.