(Një reagim i imi pas leximit të shkrimit të z. Avdyl Aliut “Luginasit sot me të drejtë njihen si pjesa më e shëndoshë, jo vetëm e Komunës së Gjilanit, por edhe më gjerë)
Shkruan: Durim Kadriu
Kohëve të fundit filluam pak aktivitet të nevojshëm e të munguar opozitarë, së bashku me tre këshilltarë komunalë dhe të mbështetur edhe nga shoqëria civile, ku bëmë disa shkrime dhe nja dy protesta simbolike: njërën kur i kërkonim kryetarit Haziri të fokusohej në Gjilan dhe tjetrën ku shprehmin pakënaqësinë për mungesën ujit.
Si në të parën ashtu edhe në të dytën protestë me të drejt e drejtuam gishtin kah kryetari i komunës, ngase furnizimi me ujë i qytetit është kompetence e tij. Nuk pati ndonjë reagim zyrtar nga askush prej komunës… mirë boll.
Çfarë të thoshin të shkretët? I kishim rënë pikës, e kishim thënë të vërtetën e pamohueshme. Pati ndonjë reagim qyqar aty këtu, edhe ndonjë fyerje personale, por asnjë gjë që të kundërshtonte atë që kishim thënë.
Një fyes i rregullt (zakonisht gjatë orarit të punës) është drejtori i shërbimeve publike z. Naser Korça, që na shanë vazhdimisht me një nivel e me një logjikë tamam prej një të mituri. Kemi nisur të mësohemi me të. Nuk dua të ndalem këtu por dua të dalë tek dy reagime ( nëse mund të quhen reagime), që me të vërtetë ishin trishtuese e të pabesueshme.
I pari ka të bëjë me kërcënimin me jetë që I bëri një militant LDK- së kryetarit të “LQV-së” Kushtrim Kadriu, pa asnjë shkak, kurrë pa u parë e kurrë pa u dëgjuar me të. Vetëm se po kërkonim furnizim me ujë. Kaq, asgjë tjetër. E kërcënoi dhe e fyu edhe mbi baza rajonale. Na shau ne dhe bashkë me të edhe Luginën e Preshevës? U shokuam nga kjo urrejtje patologjike nga kjo ksenofobi ndaj neve të Luginës, që jemi lindur e rritur këtu në Gjilan.
O Zot, kush po e kultivon këtë ksenofobi, na sillej vazhdimisht pyetja. Kur hop erdhi edhe reagimi tjetër, po në facebook i z. Avdyl Aliut- shef i grupit parlamentar të “LDK- së” në kuvendin e Gjialnit. Ky edhe më tmerr se ai tjetri. Ky na thoshte që t’i bëjmë bashkë katër rrota, t’u hipnim dhe të ktheheshim andej nga kishim ardhur, për në gojë të ujkut- në Serbi.
As ky nuk pati as edhe një argument pos ksenofobisë së hapur. Edhe ashtu hapur në facebook pa pikë turpi. Edhe më keq kur këtë po e thoshte një burrë rreth 60 vjeç.
Pas reagimeve të shumta ndaj këtij akti të shëmtuar, z. Aliu botoi një shkrim ku na lavdëronte neve të Luginës e na qonte në qiell. Na tha se jemi të zotë dhe se e niste ditën dukë pirë kafe me luginas. Çudi! Para disa ditëve na thoshte të iknim për në gojë të ujkut, ndërsa tani po na duaka. Interesantë!?
Zgjohesh në mëngjes shëndosh e mirë, del e pi kafe me të, dhe për një moment: boooom!? z. Aliu shpërthen: “ tash shpejtë për atje nga keni ardhur…”. Është fakt që kafja reagon ndryshe te dikush e ndryshe te dikush tjetër. Mua p.sh. ma turbullon barkun, ndërsa z. Aliun po e shndërrojka në një Heinrich Himmler të dytë. Porosia ime për luginasit: mos pini kafe me z. Aliun se ju piu e zeza.
z. Aliu e kishte përmendur “Rezolutën e Lutës” për luginasit. Ajo është Rezoluta për Kosovën Lindore, dhe është e vërtetë që z. Haziri I ka dhënë një shtysë të fortë asaj, por ajo është ideuar dhe hartuar pikërisht nga atëherë “Shoqata Vatra”.
Posedojmë të gjitha email- et të dërguara në drejtim të L. Hazirit. Mund ta hapni rezolutën dhe të shikoni preambulën ku shënon: Shoqata Vatra propozon rezolutë për Kuvendin e Kosovës drejtuar Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit.Pse fjala rezolutë përfundon me lutë, ajo nuk është Lutës ( z. Hazirit).
E paska përmendur gjithashtu edhe vendosjen e bustit të heroit e luftëtarit të madh nga Malësia e Bujanocit, dëshmorit Sylë Zarbinca. Po, ju faleminderit, më në fund u vendos ai bust. Por ai u vendos më shumë si rezultat e presionit për vite me radhë nga të gjithë ne, duke përmendur edhe z. Refik Hasani, I cili i pari e pati kërkuar këtë bust dhe e pati vazhduar presionin pa ndalur për vite me radhë.
E paska përmendur rrotën… pak si shumë iu paska dhembur ajo rrotë. E pranoj, edhe unë po të isha në vendin tuaj, do të më dhimbte fakti që një rrotë e vjetër kamioni të bëjë aq bujë.
z. Aliu paska përmendur e përdorur edhe fjalë si shitja te një parti tjetër, prehëri i Lutës, fronin më të lartë…çfarë terminologjie interesante!? Sepse ne në politikë, normal përdorim terme tjera si p.sh. koalicion, bashkëpunim e diçka të ngjashme, por ju po shisnit e po blenit në politikë. A mos e keni ngatërruar politikën me pazar, pahiri?
Dhe në fund vjen perla mbi perlat: “duke i mbajt në prehër dhe duke i vendosur ne fronin më të lartë”, WTF?! A mos keni qenë duke shkruar ndonjë gjë për Xhenetin Firdeus e keni gabuar fletën, se kjo dreq teknologjie nganjëherë të bënë horë?