Vendet më të sigurta për jetesë, Zvicra e para

Vendet më të sigurta për jetesë, Zvicra e para

Për vitin 2020, Libia, Somalia, Sudani i Jugut dhe Republika Qendrore e Afrikës janë vendet më të rrezikshme për të vizituar, sipas International SOS, një kompani e shëndetit dhe sigurisë.

Renditja, që konsideron rrezikun mjekësor, sigurinë e udhëtimit dhe sigurinë rrugore, Zvicrën e vë si vendin më të sigurt, krahas Islandës, Grenlandës, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës, Luksemburgut, Sllovenisë dhe Andorrës.

Këto vende, të gjitha në Evropë, marrin rezultatin më të lartë të mundshëm në të tri kategoritë,

Rreziku mjekësor bazohet në një vlerësim të barrës së sëmundjes infektive, faktorëve mjedisorë, aftësive evakuuese mjekësore, rrezikut të traumës rrugore, standardit të shërbimeve emergjente, cilësisë së kujdesit mjekësor dhe disponueshmërisë farmaceutike.

Rreziku i sigurisë së udhëtimit shikon kërcënimin që u paraqitet udhëtarëve nga terrorizmi, kryengritja, lufta dhe krimi i dhunshëm.

Siguria në rrugë matet me numrin e vdekjeve në rrugë për 100,000 banorë. Në vitin 2018, 228 njerëz vdiqën në rrugët zvicerane. Kjo është më pak se 3 për 100,000, një nga normat më të ulëta në botë.

KOMENTE