Kryqi i Kuq në Kamenicë pas vërshimeve që shkaktuan dëme, është mobilizuar për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.
Kryetari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, ka thënë se së bashku me vullnetarët kanë dhuruar pako ushqimore, higjienike e miell tek një familje rome e cila kishte pasur dëme të mëdha nga reshjet e shiut.
“Posa u njoftuam nga nënkrytari i komunës Bojan Stamenkovic se nji familje rome ka patur dëme të mëdha nga reshjet e shiut, ne intervenuam duke e përkrahur me ndihma pako ushqimore, higjinike e miell. Ne jemi afër familjeve që kanë nevojë për ne. Edhe sot ishim tërë ditën në teren duke bërë vlerësimin e dëmeve nga reshjet e mdha të shiut. Faleminderit vullnetarë për gadishmerin tuaj”, është shprehur ai.
Ndryshe edhe ekipet komunale të cilat janë në terren po mundohen që me të gjitha kapacitetet të sanojnë gjendjen e krijuar pas vërshimeve. /2LONLINE.com/