“Gjithnjë e me shumë biznese e qytetarë të komunës së Kamenicës, po e kuptojnë se Kryqi i Kuq i Kosovës është organizata më kompetente për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet ne nevojë. Këto ditë të Ramazanit shume biznese e qytetarë u lajmëruan në zyrën ton për t’i ndihmuar familjet te cilat kanë më së shumti nevojë për ndihmë”, ka thënë Rexhep Morina, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë.
Sipas tij, nga e mërkura, më 29.05.2019, do të fillohet me shpërndarjen e ndihmave.
“Përparësi kanë familjet që janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe familjet që nuk kanë marr nga shpërndarjet e më hershme nga Qendra Sociale”, ka thënë Morina.
Ai ka ftuar vullnetarët e Kryqit të Kuq në Kamenicë që të jenë të gatshëm për shpërndarjen e këtyre ndihmave.
“I falënderoj të gjithë donatorët që dhuruan këto të mira materiale dhe po i gëzojnë familjet në nevojë. Jemi në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Morina.