(2LONLINE) – Dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë ka bërë me dije sa ka për fëmijët më gjendje të rënd ekonomike fëmijët handikap, dhe fëmijët pa prind me rastin e vitit të ri.
Ssekretari i degës Rexhep Morina ka bërë me dije se drejtoria e marketingut-PTK ka dhuruar tetëdhjetë dhurata për degën e Kryqit të Kuq në Kamenicë e ky organizëm pas konsultimeve me stafin e saj ka angazhuar vullnetarët e saj për të bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët më gjendje të rënd ekonomike fëmijët handikap, dhe fëmijët pa prind
Morina ka bërë me dije se ky aktivitet është kryer me sukses duke ju falënderuar vullnetarëve të palodhshëm të Kryqit të Kuq në Kamenicë të cilët ishin në Krilevë, Srezoc, Kamenicë, Berivojcë dhe Koretin dhe bënë shpërndarjen e dhuratave për fëmijë deri në moshën 8 vjeçare. /2lonline/