Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë, ka bërë me dije se kanë vazhduar me shpërndarje të ndihmave, me aksionin humanitarë për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kësaj here në komunën e Gjilanit.
“Për 20 familje në nevojë ne arritëm që secilit prej tyre t’iu dhurojmë pako ushqimore dhe miell”, ka thënë Morina për 2LONLINE.com.
Gjithashtu, ai bëri me dije se kanë pranuar donacion “Qumësht Pluhur” “APTAMIL” për foshnjat, deri në 3 vjet të cilin filluan ta shpërndajmë poashtu.
“Falë këtyre donacioneve të vazhdueshme kemi mbuluar një pjesë të madhe të numrit të familjeve në nevojë, e në vazhdimësi synojmë të jemi gjithmonë krahu dhe shpresa e tyre. Falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë donatorët tanë kaq zemërgjerë”, ka thënë Morina.
Të tjera pako ushqimore pritën të shpërndahen në ditët në vijim. /2LONLINE/