Trajneri e selektori i përfaqësueses së Kosovës në Atletikë, Zijadin Kryeziu dhe atleti Musa Hajdari, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Atletikës që do të mahet në Doha, Katar.
Nga data 27 shtator e deri më 6 tetor, përfaqësuesit e Kosovës do të qëndrojnë në Doha dhe atleti Musa Hajdari që përfaqëson Kosovën në këtë garë botërore është njëherit edhe anëtar I Klubit të Atletikës Rogana në Kamenicë.
Musa Hajdari ka thyer shumë rekorde në vend e rajon, duke fituar dy medalje të argjendta në Kampionat Ballkanik.
Para nisjes së tij për në Doha, atleti Hajdari tha se do ta përfaqësojnë Kosovën e Kamenicën denjësisht, duke shpresuar për paraqitje sa më të mirë.