Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u prit në takim nga Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur dje në takim nga Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.
Bëhet me dije se në këtë takim kryetari Haliti e ka njoftuar atë me nevojat të cilat ka komuna e Vitisë për investime por gjithashtu ka kërkuar që kjo ministri të mbështes financiarisht këtë komunë pasi siç tha kryetari Haliti deri me tani kjo komunë nuk ka përfituar nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Përndryshe Kryetari Haliti u shpreh se qeverisja komunale në Viti ka projekte të rëndësishme për qytetarët e saj.