Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar sot takimet e rregullta të cilët i ka me qytetarët për të dëgjuar brengat, sugjerimet dhe mendimet e tyre rreth punës së institucioneve komunale në Viti, njofton Zyra për Informim.
Me këtë rast ai ndër tjerash është takuar edhe me pensionistët vitias.
Përndryshe Kryetari Haliti ka takime të shpeshta me qytetarët e kësaj komune e veçanti gjatë ditës së mërkurë, kur edhe zakonisht mbahen takimet e drejtpërdrejta të qytetarëve me të.