Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS, rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, duke i cilësuar këto reduktime të pa pranueshme në këtë kohë, kur komuna e Vitisë ka fluksin më të madh të qytetarëve. Poashtu, ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt, dhe kthimin në normalitet të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.
“Kërkoj nga kompania KEDS, që të kthej furnizimin normal me energji elektrike, në komunën tonë. Është e pa pranushme që në këtë kohë, kur Vitia ka fluksin më të madh të qytetarëve, të ketë reduktime. Këto ndërprerje të shumta, po e pengojnë punën, funksionimin dhe shërbimin e institucioneve komunale për qytetarët e saj, e në veçanti për mërgimtarët të cilët e kanë kohën e limituar për paisje me dokumentet e nevojshme”, u shpreh Haliti.
Ai ndër tjerash shtoj se KEDS, është dashur të bëjë parapërgatitjet e nevojshme, që të ketë furnizim stabil me energji, dhe jo që pikërisht në këtë kohë, të këtë ndërprerje të shumta dhe të gjata të energjisë. /2LONLINE/