Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim studentin e dalluar vitias të mjekësisë Arbër Avdiu.
Me këtë rast, Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq në vazhdimësi ka përkrahur të rijnë dhe të reja të zot nga kjo komunë me qëllim më të mirë të ju ndihmoj atyre në arritjen e sukseseve sa më të mëdha.
Përndryshe Arbër Avdiu është nga Gjylekari i Vitisë dhe për momentin është student në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me një notë mesatare prej 9.75 që e bënë atë ndër studentët më të dalluar në nivel vendi.