Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë ka pritur sot në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e falënderoj UNDP-në për siç tha ai punën e mirë që po bënë ajo në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu e njoftoj atë për zhvillimin e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projekteve që janë realizuar dhe priten të realizohen por edhe për shërbimet që ofron komuna e Vitisë, jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për komunën e Kllokotit, duke mbuluar deficitet që ka kjo komunë e vogel.
Megjithatë i pari i komunës përmendi edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilën përballet niveli lokal.
Ndërkaq, Queiros fillimisht tha se kryetari Haliti, është një mik i UNDP-së me të cilën ata kanë bashkëpunim të mirë. Ai tha se ata vazhdimisht dëshirojnë t’i shikojnë mundësitë se si UNDP-ja mund të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se është e një rëndësie të veçantë të ndihmohen komunat, sepse sipas tij ato janë afër qytetarëve.
Queiros e njoftoj ata edhe rreth projekteve që po realizohen nga UNDP dhe programt e reja që pritet të fillojnë së shpejti. Ndërkaq i pari i Vitisë shprehu gatishmërinë të vazhdojnë bashkëpunimin duke i dhënë në dispozicion resurset e saj përshirë edhe ato humane. /2LONLINE/