Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim veteranët e arsimit Fehmi Ramadani dhe Avdyl Minisni.
Me këtë rast në prag të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit që ndryshe njihet edhe si Kongresi i Alfabetit gjatë së cilës edhe u bë njësimi i alfabetit shqip Kryetari Haliti i ka dekoruar këta dy veteranë të arsimit nga Vitia për kontributin e dhënë në arsim.
“Në prag të 100 vjetor të Kongresit të Manastirit dua të ju nderoj për punën që keni bërë në arsim shqip për dekada me radhë”, u shpreh Haliti.
Ndërkaq dy veteranët e arsimit falënderuan kryetarin Haliti për këtë vlerësim.