Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në shtetin turk ka vizituar sot disa biznese të mëdha të cilët operojnë në këtë shtet.
Ai i shoqëruar nga kryetari komunës së Turgutlusë, Cetin Akin kanë vizituar ndër tjerash fabrikën për prodhimin e pllakave të qeramikës dhe fabrikën për konservimin e ushqimeve.
Gjithashtu kreu i komunë së Vitisë i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizitua fabrikën për tharjen e domateve.
Me këtë rast ai ka folur me përfaqësuesit e kësaj fabrike për mundësinë e hapjes së repartit të saj në komunën e Vitisë. /2LONLINE.com/