(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së kamenicës Begzad Sinani, ka pritur në një takim zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, të përfaqësuar nga kryetari Remzi Kastrati, Muhamet Dërmaku dhe sekretari Milaim Behluli.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Remzi Kastrati shprehu kërkesën për lejimin e ndërtimin të një lokali, për administratën e këtij institucioni si dhe çështja e financimit të harxhimeve të varrimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës.
Kryetari Sinani në këtë rast pos tjerash u shprehë se kërkesa për lejimin e ndërtimit të objektit të Bashkësisë Islame do të shqyrtohet pasi të shikohet plani urbanistik i qytetit, ndërsa sa i përket çështjes së financimit të harxhimeve të varrimit të kufomave, ai tha se një kërkesë e tillë është pranuar në Kuvendin Komunal edhe më herët dhe ajo është përkrahur nga KK. Kërkesa e tillë do të fillon të zbatohet nga muaji janar 2015.
“Unë do të jem i gatshëm që çdo herë të iu përgjigjem kërkesave të BI-së dhe ndihem mirë që gjitha kërkesat e juaja parashtruar komunës së Kamenicës, janë shqyrtuar në favor tuajin ” ka thënë kreu i Kamenicës Begzad Sinani./2L ONLINE/