(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës begzad Sinani falënderoi për vizitën komandantin e KFORIT- kolonel Zorlu Topaloglu. Këto takime janë të rregullta që mbahen në mes komunës dhe KFOR-it. “Ne po punojmë që të mos kemi problem dhe t’ju ndihmojmë që qytetarët tanë të kenë një jetë më të mirë, ne jemi një zonë kufitare dhe duhet të kemi projekte të përbashkëta me komunat kufitare të shteteve tjera” ka thënë Sinani.
Komandanti turk i KFOR-it për sektorin jug-lindje, Topaloglu e falënderoi kryetarin Sinani për bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe Komunës.
“Ne kemi punuar së bashku qe 8 muaj dhe jam і lumtur qe jemi njohur e kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, і kam përcjell takimet dhe punën e juaj si kryetar komune dhe ju njoftoj se në muajin Shtator ne do ta bëjmë ndërrimin e komandës së KFOR-it unë do ta përfundoj misionin dhe do të shkoj në Turqi me dashurinë e të gjithë kosovarëve”, ka thënë Topaloglu./2L ONLINE/