/2L ONLINE/ – Antarët dhe udhëheqësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Albana” janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës së kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi. Udhëheqësi i AKV “Albana” Nexhat Basha e ka falënderuar Kryetarin Sinani për mbështetjen që komuna i ka dhënë këtij ansambli për funksionimin e mirëfilltë.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen financiare që Komuna e Kamenicës dhe ju si kryetar i keni dhenë shoqërisë sonë, dhe jemi të lumtur tu njoftojmë se tashmë kemi arritur të blejmë veshjet kombëtare për femra dhe meshkuj si dhe të paisemi me instrumente muzikore” ka thënë Nexhat Basha.
Mefail Sadiku ka folur për angazhimet e ansamblit nëpër festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj, e në të cilat antarët e AKV “Albana” kanë fituar pozitat e para.
Kryetari Sinani ka përgëzuar AKV “Albana” për rezultatet e arritura dhe ka shprehur përkushtimin e komunës për të mbështetur edhe më tutje kulturën në përgjithësi dhe këtë ansambël në veqanti.
“Jam i lumtur që si komunë kemi arritur ta ndihmojmë këtë ansambël edhe përkundër vështirësive me të cilat jemi ballafaquar vitin e kaluar. Ne kemi vendosur që së bashku me ju të organizojmë edhe programin artistik për nder të ditës së Komunës së Kamenicës.” tha kryetari Sinani. /2L ONLINE/