(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të komunës së Kamenicës. Kjo vizitë u bë për të shënuar Epopenë e UÇK-së.
Kryetari Sinani tha me këtë rast se beteja e Prekazit i dha jehonë lirisë në Kosovë ndërkaq idealin e asaj beteje ku ra komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, e vazhduan trimat anë e kënd Kosovës.
“Jemi këtu për të nderuar dëshmorët tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Kujtojmë edhe betejën e Jasharajve e cila ishte një kushtrim për të gjithë Kosovën, kushtrim që pa pamëdyshje u dëgjua edhe në vendin tonë, në Kamenicë”, tha veç tjerash kryetari Sinani.
Pas vizitës, është organizuar edhe një drekë për familjet e dëshmorëve të komunës së Kamenicës. Me këtë rast u tha se amaneti i dëshmorëve vihet në vend, me mund, përkushtim dhe punë për ta bërë Kosovën një vend sa më të mirë. /2L ONLINE/